Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Lajm i MIRË/ Mbërrijnë në Shqipëri 24.040 doza të vaksinës anti-COVID, Manastirliu: Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 1.1 milion vaksina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme në vendi tonë kanë mbërritur 24.040 doza të vaksinave anti-COVID, nga të cilat 10 mijë janë të vaksinës AstraZeneca dhe 14.040 të Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 1.103690 doza të vaksinave anti-COVID, ndërsa ka njoftuar sërish se nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri

Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tone.

1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani në 🇦🇱 , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, shkruan Manastirliu.

Më shumë

spot_img
spot_img