Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Lajm i mirë, Londra raporton ZERO vdekje nga Covid-19, për herë të dytë gjatë një viti

Lajme të ngjashëm

Lajme të mirë nga Anglia. Asnjë vdekje nuk është raportuar në Londër për shkak të Covid-19, kjo për herë të dytë këtë vit, tregojnë shifrat zyrtare.

Shifrat e Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) për 28 Marsin treguan se nuk ishte regjistruar asnjë vdekje e pacientëve brenda 28 ditëve si pasojë e infektimit me Covid.

Gjatë një rritjeje të rasteve gjatë janarit, më shumë 200 vdekje në ditë të lidhura me virusin u regjistruan në kryeqytet.

Londra, epiqendra e valës së parë të pandemisë vitin e kaluar, përbën 12% të të gjitha vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Në të gjithë Britaninë e Madhe, këtë 24-orësh janë shënuar 19 viktima dhe numri i tyre, ashtu si infektimet janë në rënie të vazhdueshme.

Ndërsa numri i të vaksinuarve me të paktën 1 dozë ka arritur në 45%, ndër më të lartat në botë. Kujtojmë se Franca, Italia dhe Gjermania vijojnë të shënojnë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Ndërsa Itali u shtuan rajonet që bëjnë pjesë në zonën e kuqe pasi janë konsideruar me rrezik të lartë për shkak të pandemisë.

Më shumë