Hapësire reklamuese

Bota

Lajm i mirë: Ky shtet europian e heq Shqipërinë nga ‘lista e zezë e karantinës’

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë: Ky shtet europian e heq Shqipërinë  nga ‘lista

Qeveria në Irlandë ka vendosur të heqë nga lista e karantinës disa shtete europiane, si Belgjika, Franca, Italia, pasi sipas tyre nuk paraqesin një rrezik real për përhapjen e Covid-19.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Stephen Donnelly.

Ndërsa ditën e djeshme, Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se Izraeli, Shqipëria dhe ishulli i vogël i Karaibeve, Shën Lucia ishin hequr nga lista e vendeve të mbuluara nga karantina e detyrueshme.

Qeveria në Irlandë po pret një vendim nga Komiteti Këshillues Kombëtar i Imunizimit për kufizimet e mundshme, rreth atyre që duhet të marrin vaksinën AstraZeneca.

Irlanda nuk dëshiron që të krijohet një situatë e rënduar për turistët që nuk kanë bërë më parë rezervimin e detyrueshëm në hotel.

Menjëherë pas heqjes së kufizimit të fluturimeve për dhjetra shtete, autoritetet kanë raportuar për një fluks të madh në aeroportet e Irlandës.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.