Mushkëritë janë një prej organeve më delikate dhe ndër të parat bashkë me zemrën që preken nga sëmundjet për shkak të duhanpirjes.
Por sipas një studimi të ri, ju mund të zhbëni dëmin e shkaktuar në mushkëri edhe nëse është shkaktuar nga duhani.
Shkencëtari britanik John Hopkins nga Shkolla Publike e Shëndetit thotë se nëse konsumoni dy domate dhe një mollë në ditë, mund të ngadalësohet rëniea e funksionit të mushkërive.
Por kjo funksionon vetëm kur frutat janë të freskëta, jo të konservuara.
Ky përmirësim i madh u vu re gjatë një studimi të kryer te ish duhanpirësit në Gjermani, Norvegji dhe Britaninë e madhe. Dieta e tyre e pasur me domate dhe mollë të freskëta tregoi shenja përmirësimi në funksionin e mushkërive. /Newsbomb.al