Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Lajm i MIRË: Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç, grupet e riskuara mos të…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila foli nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë.

Ajo u bëri thirrje grupeve të riskuara dhe sidomos studentëve që të vaksinohen para shtatorit, pasi ky është muaji që na përball me më shumë kontakte.

“Ne jemi përballë një situatë që është e kontrolluar, por numrat janë rritur në mënyrë të lehtë po ashtu dhe shtrimet në spitale. Por ajo që vihet re është se në spital janë  ata persona që nuk janë vaksinuar dhe janë të grupmoshave 70-80 vjeç. Vaksinimi është  një detyrim moral e qytetar.

Ne kemi vendosur që muaji gusht do të jetë muaji i hapur i vaksinimit +18 vjeç. I bëjmë thirrje studentëve dhe grupmoshave të shkollës që të vaksinohen se shtatori dhe tetori do të na përballë me rritjen e kontakteve. E rëndësishme është që grupet e riskuara të vaksinohen sa më shpejt. Janë më shumë se 1 milionë doza të vaksinave të ardhura deri më tani në Shqipëri”, u shpreh Manastirliu.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img