Hapësire reklamuese

Aktualitet

LAJM I MIRË/ Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen ndjeshëm rastet e reja në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
LAJM I MIRË/ Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen ndjeshëm rastet

Një tjetër ditë e mirë për shqiptarët. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 14 qytetarë.

Përgjatë 24 orëve janë shëruar 48 pacientë  të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i pandemisë.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (2 Qershor 2021) Raste të reja ditore 14 Të shëruar në 24 orë 48 Të shtruar në spitale 35 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,057 Testime totale 726,739 Raste pozitive 132,351 Raste të shëruara 129,521 Raste Aktive 379 Humbje jete 2,451 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 128 Korçë 63 Shkodër 59 Berat 33 Lezhë 25 Elbasan 23 Vlorë 13 Gjirokastër 14 Durrës 6 Kukës 6 Fier 4 Dibër 5

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu