Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

LAJM I MIRË/ Asnjë humbje jete nga COVID-19, numri i rasteve aktive në Shqipëri bie nën 1 mijë

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit, ku fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërkohë, 42 persona janë infektuar dhe 89 janë të shëryuar, teksa numri i rasteve aktive në vendin tonë është 819. Në spitalin Infektiv po marrin marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër. 

Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Mars 2022)

Raste të reja ditore           42

Të shëruar në 24 orë        89

Të shtruar në spitale         43

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                   663

Testime totale               1,760,359

Raste pozitive                   272,663

Raste të shëruara              268,359

Raste Aktive                        819

Humbje jete                          3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              285

Fier                   173

Shkodër            80

Kukës              68

Vlorë                64

Lezhë               34

Durrës               25

Korçë                24

Elbasan             23

Gjirokastër       21

Berat                19

Dibër                  3


Më shumë