Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

‘LAJM I MADH’, Yuri Kim: Shqipëria do ta mbyllë 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, plotësohen 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90cf9661b6af86c299d7f890af54ef09

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se më në fund Shqipëria do të ketë funksionale Gjykatën Kushtetuese, pas 3 viteve që nuk jepte asnjë vendim.

Ajo shprehet se një meritë e madhe i takon presidentit Meta, KED-së dhe Parlamentit.

Tashmë me plotësimin e 6 vakancave, viti 2021 vazhdon me një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta kishte dekretuar Përparim Kalon si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria ta përmbyllë vitin 2020 me një GjK funksional, duke përfunduar gati 3 vjet pa të. Presidenti, KED, dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe!

Ky ishte rezultat i një veprimi urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një GJK funksionale, tani plotësohen 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime shqiptarëve! Le të vazhdojmë të ecim përpara!” shkruan Kim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img