Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

LAJM I MADH/ Moderna prodhon vaksinën e parë kundër variantit afrikano-jugor të COVID-19, Instituti i Shëndetit në SHBA merr dozat e para

spot_img

Lajme të ngjashëm

f4e19e467d170fe234147672864ba3fe

Gjigandi farmaceutik amerikan, Moderna, që prodhon vaksinën kundër koronavirusit, ka njoftuar se ka zhvilluar një tjetër vaksinë kundër variantiti afrikano-jugor të COVID-19.

Vaksina e re quhet mRNA-1273.351 dhe disa doza janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SH.B.A.-së për fillimin e studimit klinik që do të testojë efikasitetin dhe sigurinë e tij.

“Ne jemi të kënaqur që fillojmë studimin klinik për vaksinën e re dhe jemi mirënjohës për bashkëpunimin e Instituteve Kombëtare të Shëndetit”, tha Stephane Bancel, CEO i Moderna.

“Duke shfrytëzuar fleksibilitetin e platformës sonë mARN, ne po lëvizim shpejt për të provuar se vaksinat e reja luftojnë mutacionet e virusit. Shpresojmë të tregojnë shenja të mira dhe nëse është e nevojshme, ato mund të bëhen në doza më të ulëta. Kjo do të na lejojë t’i sigurojmë më shumë doza bashkësisë ndërkombëtare deri në fund të vitit 2021 dhe në vitin 2022. Konkretisht, opsione të ndryshme do të testohen, për të gjetur më pas më të mirën: një përforcues me vaksinën e azhornuar kundër variantit të Afrikës së Jugut; një përforcues me një përzierje të vaksinës tradicionale dhe të azhornuar; ose një dozë e tretë me vaksinën tradicionale. Për ata që nuk kanë marrë ende injeksion, do të jetë e mundur të vendosin se cilin version të vaksinës do të marrin bazuar në llojin që qarkullon më shumë në atë zonë”, shtoi ai. 

Sidoqoftë, Moderna nuk është e vetmja kompani farmaceutike që po zhvillon një vaksinë që mund të jetë gjithashtu mbrojtëse ndaj varianteve të virusit.

Edhe Pfizer dhe Biontech po shqyrtojnë nëse duhet të shtojnë një dozë të tretë për të luftuar variantet e reja të COVID-19.

Më shumë

spot_img