Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Lajm i keq për Lulzim Bashën", analisti komenton shmangien e Blinken për opozitarët

Shkruar nga Newsbomb
"Lajm i keq për Lulzim Bashën", analisti komenton shmangien

Baton Haxhiu thotë se shmangia nga ana e Sekretarit Amerikan e një takimi me Lulzim Bashën, është një lajm të keq për këtë të fundit. Sipas analistit, kjo tregon se Basha po humb peshën e njeriut opozitar.

“Për faktin që zotin Meta dhe zotin Basha, për faktin që të dy u ekskomunikuan tregon që zoti Lul Basha duhet të jetë i kujdesshëm se po e humb peshën e njeriut të opozitës. Për faktin që më nuk është në terren për t’u angazhuar për atë që është thirrur. Shmangia e Bashës është esencialisht lajmi më i keq i kësaj opozite për arsye se konsiderohet që opozita është e dëmtuar seriozisht me ambiciet e saj për pushtet”, tha Haxhiu.

I ftuar në emisionin "Opinion", ai ka vijuar më tej kur është shprehur se edhe Berisha e Meta kanë probleme me Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), ndaj takimet me Antony Blinken janë shmangur. Në fakt, Blinken drejton DASH dhe ka shpallur "non grata" Berishën.

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente... Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund.

Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, ka përmbyllur analisti Baton Haxhiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese