Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, dëmtohet mbrojtësi, nuk luan kundër Serbisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Serbisë. Mbrojtësi Naser Aliji ka njoftuar se nuk do të jetë i gatshëm sot në mbrëmje për shkak të një lëndimi në kaviljen e djathtë.

Ndonëse Aliji nuk është parashikuar si titullar në formacionin që De Biasi pritet të hedh sot në fushë, dëmtimi i tij është shqetësues për stafin kuq e zi pasi reparti i mbrojtjes është ai që ka edhe më shumë probleme për shkak të dëmtimeve.

“Më vjen shum keq që e them por sot në ndeshjen ndaj Serbisë nuk mundem të luaj, për shkak të një lëndimi që kisha në tëndinën kaviljes së djathtë. Por jam i bindur se çunat do bëjnë çmos të marrim fitoren sonte. Shpresoj dhe i lutem Zotit që të jem gati kundër Armenisë dhe të jap maksimumin”, shkruan Aliji.

Lexo edhe: Këshilla e Granit Xhakës për Taulantin: Jo grushta në fushë, qendro i qetë 

Më shumë

spot_img
spot_img