Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajm i keq për "çunat e Dubait", Policia shumë pranë marrëveshjes së ekstradimit

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i keq për "çunat e Dubait", Policia shumë

Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tirana janë duke punuar më partnerët për finalizimin e një marrëveshje për ekstradimet me Dubain. Lajmin e ka dhënë vetë drejtuesi i Policisë, Pëllumb Seferi.

Në një intervistë për Top Channel, ai ka thënë se të gjithë shtetasit shqiptarë dhe ata të kërkuar nga autoritetet shqiptare, do të përballen shpejt me drejtësinë.

Sipas kreut të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Interpolin po punohet që të ketë një marrëveshje, pasi Dubai është shndërruar në një strehë për kriminelët e kërkuar.

“Të gjithë personat që janë strehuar në Emiratet e Bashkuara do të përballen me drejtësinë shqiptare. Shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për këtë pike”, ka thënë Pëllumb Seberi.

Marrëdhënie të mira Shqipëria ka dhe me palën turke, ku falë shkëmbimit në kohë të informacionit janë arrestuar dy personazhe të njohur të botës së krimit, "mbreti i kokainës" Dritan Rexhepi, i cili pritet të ekstradohet dhe Ibrahim Lici, i kërkuar për vrasje.

“Arrestimi është bërë në 13 shkurt në një lagje të Stambollit falë shkëmbimit të informacionit me palën turke. Në momentin e arrestimit i janë gjetur një armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara belge", ka thënë drejtuesi i Policisë, për rastin e Ibrahim Licit.

Një vit më parë, Interpol Tirana falë shkëmbimit të informacionit me homologët ka bërë që të arrestohen 140 persona me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe 92 të tjerë janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendeve të tjera ku kanë kryer vepra penale.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë arrestuar 47 persona të shpallur në kërkim. Sipas kreut të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, qytetarët janë aleatët kryesorë, ndaj ata kërkojnë më shumë bashkëpunim.

“Shkëmbimi i informacionit në kohë reale është shumë i rëndësishëm. Aleatët tanë kryesor janë qytetarët prandaj ne i inkurajojmë që çdo informacion ta ndajnë me Policinë ose me Interpolin", është shprehur Pëllumb Seferi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese