Ndahet nga jeta, piktori, koreografi dhe udhëheqësi shumëvjeçar i Shkollës së vallëzimit “Shota” në Zyrih, Agron Bajrami.
Bajrami është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare mbrëmjen e djeshme pas luftës me sëmundjen.
Ai ka udhëhequr shoqatën për më shumë se 25 vite, duke organizuar me qindra prezantime në mbarë Zvicrën dhe vende të ndryshme të Evropës.
Bajrami ka qenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku ka qendrën, por edhe gjithandej Evropës.
Agron Bajrami u lind në Prishtinë, në vitin 1964.