Hapësire reklamuese

Aktualitet

LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta gazetari i ‘New York Times’ që shkruante për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
David Binder

Shkroi për Shqipërinë kur të gjithë mendonim se na kishte harruar edhe Zoti.

Amerikani David Binder, korrespodent i “New York Times” për Ballkanin, është ndarë nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një karriere të pasur.

Lajmin e bën me dije gazetari Roland Qafoku i cili më tej shkruan se ai ishte nga të rrallët gazetarë që raportoi nga Shqipëria komuniste e izoluar. “Shqipëria hap një të çarë në derën e saj”, i publikuar në vitin 1984 është një nga shkrimet e tij më të bujshëm të asaj kohe. Janë të jashtëzakonshme shkrimet për Lëvizjen Studentore “Dhjetor 1990”, “2 prilli 1991” në Shkodër, 22 marsin 1992, e shumë e shumë ngjarje që kanë bërë historinë tone e asaj periudhe.

Nuk ka asnjë studim, libër apo punim për këtë periudhë që një autor të mos i referohet David Binder. Personalisht i jam mirënjohës pa fund. RIP David Binder dhe faleminderit që ne shqiptarëve na bërë ta njohim më mirë Shqipërinë falë teje, përfundon Qafoku.

 

65883973_2479908842255238_3065667400125906944_n.jpg66178787_2479908902255232_2116619355880947712_n.jpg

65677609_2479908935588562_4335951256917901312_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu