Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

LAJM I FUNDIT/ Pranga mbi gjyqtaren Enkelejda Hoxha, liroi nga burgu të fortët e Bandës së Durrësit (HETIMI NGA DREJTESIA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtarja e shumëpërfolur e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila ka liruar nga burgu disa “të fortë” është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.

Inspektoriati I Lartë I Drejtësisë kishte nisur hetimet për gjyqtaren që u përfol shumë për vendimet e dhëna. Duket se arrestimi I Gjyqtares është bërë pikërisht për procedurat që ka ndjekur në lirimin e të fortëve pas hetimit nga Inspektoriati I Drejtësisë.

Kërkesa u bë nga ILD pas vrasjes së Hekuran Billës në 11 qershor te “Komuna e Parisit”. Viktima ishte i dënuar përjetë për një vrasje në Angli, por gjyqtarja e kishte lënë të lirë.

Sipas ILD-së, janë 6 vendime të marra nga gjyqtarja Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, ndërkohë që në kërkesë thuhet edhe se gjyqtarja ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga burgu Endrit doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img