Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se kufoma i përket një shtetasi 56 vjeçar i identifikuar si Ali Tota, banues në fshatin Spathar të Librazhdit, i zhdukur prej një jave.
Sakaq grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e plotë të rrethanave.