Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LAJM FANTASTIK: Ylli shqiptar që bëri xhiron e mediave botërore dhe bashkëshorti i saj futbollist marrin përsipër rastin e Reisit të vogël

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dee00918e81123c2e93532db00eaf445

Disa ditë më parë, newsbomb.al solli historinë e rrallë të një foshnje nga Tirana, vetëm 6 muajsh që lufton për mbijetesë.

I diagnostikuar me vrimë në zemër dhe epilepsi të rrezikshmërisë së lartë i vogli Reis Dungaj ka nevojë për vaksinën e kushtueshme “ Infarix Hexa” si dhe një ndërhyrje të specializuar që thuhet se mund të realizohet në Athinë pasi askush nga spitalet tona nuk e ka marrë përsipër rastin e tij.

Por pas apelit në newsbomb.al vjen një lajm i mrekullueshëm.
Erjona Sulejmani dhe futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili që luan për Zvicrën, kanë ofruar ndihmë për Reisin e vogël. Ata kanë paguar deri tani 750 euro për vaksinat e djalit si dhe janë shprehur të gatshëm edhe për operacionin.

Ndërkaq, edhe Erjona nuk është aspak një emër i panjohur. Muaj më parë ajo bëri xhiron e mediave botërore si gruaja më seksi e Euro 2016. Erjona thotë për newsbomb.al se ajo dhe bashkëshorti i saj Blerim Xhemajli e kanë bërë me gjithë zemër këtë gjest pasi edhe vetë janë prindër të një djali të vogël.

“Ne vetë kemi një djalë të vogël dhe e kuptojmë shumë mirë situatën e babait të Reisit. Asnjë prind nuk do ta shohë fëmijën e tij të sëmurë. Gjesti jonë shpresojmë vetëm të japë një shembull për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë mundësi ekonomike të ndihmojnë vëllezërit, motrat, familjarët por edhe të panjohurit që kanë nevojë për ndihmë emergjente, si në këtë rast”, thotë për newsbomb.al bashkëshortja e Xhemailit.

“Ne shpresojmë me gjithë zemër që Reisi bashkë me familjen të kthehen dhe të buzëqeshin së bashku”, përmbyll Erjona.

Newsbomb.al i shpreh mirënjohje cilido që reagoi për rastin e Reisit si dhe Erjonës e bashkëshortit të saj, futbollistit shqiptar të talentuar Blerim Xhemaili.

LEXO EDHE: “Dua që Reisi im të jetojë…” Lutja për ndihmë e një babai të gjunjëzuar nga dhimbja (HISTORIA E RRALLË E FOSHNJES 6 MUAJSHE NGA TIRANA)

Erjona-Sulejmani-8.jpg

erjo.jpg

101-Dzemaili1.jpg

xhe.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img