LAJM 'BOMBË', Mike Tyson kthehet pas 15 vitesh në ring, do të ndeshet me të madhin Roy Jones Jr

Publikuar tek: sport, më 22:30 23-07-2020 LAJM 'BOMBË', Mike Tyson kthehet pas 15 vitesh në ring, do të ndeshet me të madhin Roy Jones Jr Tyson - Jones

Pas muajsh bisedash dhe trainimesh, Mike Tyson më në fund ka një kundërshtar për rikthimin e tij në ring.

Tyson do të ndeshet me legjendën, ish-kolegun e tij, ish-kampion botëror në katër divizione, Roy Jones Jr. Janë tetë-raunde të planifikuara për datën 12 Shtator.

Tyson, ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, ka lënë të kuptohet për muaj me radhë në një rikthim në ring. Thashethemet se ai do të hynte në ring kundër njeriut me të cilin ka disa hesape të vjetra, Evander Holyfield, kanë rënë poshtë.

Si një nga boksierët më të mëdhenj në histori, Jones filloi karrierën e tij në 154 paund dhe fitoi tituj në peshën e mesme, super të mesëm dhe peshë të lehtë, para një lëvizje historike në peshën e rëndë, ku ai mundi John Ruiz dhe u bë kampion bote i peshave të rënda në 2003.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021508932113647
array(1) { ["section"]=> string(98) "lajm-bombe-mike-tyson-kthehet-pas-15-vitesh-ne-ring-do-te-ndeshet-me-te-madhin-roy-jones-jr-214781" }