I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u takua këtë të martën në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas përfundimit të takimit, për mediat Lajçak tha se biseduan në lidhje me ecjen para të zbatimit të marrëveshjeve të arritura një vit më parë midis Kosoves dhe Serbisë.
“Takimi ishte konstruktiv, sikurse ishte në Bruksel. Kemi pasur disa pyetje për hapat që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Kjo vizitë ishte pjesë e takimeve të rregullta që kemi pasur në takimet e shefave të delegacioneve të të dyja vendeve”, - ka thënë Lajçak.
“Do t’i analizojmë përgjigjet për këtë çështje. Është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës” – tha ndër të tjera i dërguari i BE.
Lexo edhe: Lajçak vizitë në Kosovë, takim me Bislimin: Ka nevojë për bisedime shtesë