Hapësire reklamuese

Rajoni

Lajçak i dërgon letër urimi Albin Kurtit: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa vonesa, BE e mbështet

Shkruar nga Newsbomb
Lajçak i dërgon letër urimi Albin Kurtit: Dialogu me

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i ka shkruar një letër urimi kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit për marrjen e detyrës, atë të kryeminstrit të Kosovës.

Në këtë letër, Lajçak shprehet se është i gatshëm për të vazhduar dialogun pa vonesa. Ai shton më tej se do t’i mbështesë Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Zyrtari i lartë përfundon letrën duke shkruar se mezi pret që ta takojë Kurtin në Bruksel sapo të krijohen kushtet.

LETRA E PLOTË:

“I nderuar Kryeministër, Dua t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë post të ri. Jam i bindur që udhëheqësia juaj dhe përvoja juaj e gjatë politike do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë. Në cilësinë time si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja”, thekson në letër emisari sllovak. Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë. Mezi pres të ju takoj në Bruksel, posa situata të na lejojë, dhe të diskutojmë personalisht për punën tonë të përbashkët që na pret. Me respekt”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu