
Gjatë punonjës të Kadastrës janë kallëzuar penalisht në SPAK. Kështu njoftoi këtë të martë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tregoi dhe shkeljet që ata kishin bërë. Këta zyrtarë, kanë legalizuar një kat pa leje që është bërë mbi një kopësht fëmijësh në Ishëm.
"Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Pas studim, pa projektim është shtuar një kat mbi kopshtin ku shkojnë fëmijët e kësaj njësie. Ky objekt vazhdon të jetë në pronësi të njësisë administrative Ishëm, ndërkohë që zyrtarët përkatës që do të çohen sot në SPAK", është shprehur Manja.
Ministri ka treguar dhe një rast tjetër të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Kadastrës në Tiranë. Një pronë shtetërore rezulton në 3 pronësi të ndryshme dhe sipas tij të gjitha këto veprim janë kryer nga një person i Kadastrës. Një herë prona është në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm.
"Rasti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e një prone pa dokumentacion. Shteti zhvishet nga pronësia me veprime fiktive nga punonjës i Kadastrës. Prona është shtetërore ndërsa në sistemin online e ka një qytetar i cili s'ka bërë kurrë kërkesë për këtë pronë. Nëpunësja e Kadastrës ka krye veprim mbi kartelën e pasurisë dhe më pas ka kryer veprim në sistem.
Një herë kartela është në emër të qytetit, një herë është në emër të shtetit dhe për herën e tretë është në emër të një qytetari tjetër pa dokumente pronësie. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person. Këto raste janë raste të para që njësia anti-Korrupsion ka përfunduar hetimin dhe dokumentimin me prova dhe si koordinator i kësaj agjencie kam firmosur kallëzimet për SPAK dhe prokurorinë e Tiranës", shtoi Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.