Hapësire reklamuese

Aktualitet

Laert Vasili: Kam video, brenda Teatrit bëhej party me pica

Shkruar nga Newsbomb
Shembja e TK - Laert Vasili

Aktori dhe regjisori Laert Vasili, është shprehur mbrëmjen e djeshme se ndërtesa e Teatrit Kombëtar, ishte jashtë funksionit të saj.

Në emisionin “PolitikON” me Alfred Lelën, ai u shpreh se disponon disa video që tregojnë sesi Aleanca për Teatrin bënte party e hante pica brenda ambienteve të TK.

“Ndërtesa ku strehohej Teatri kombëtar ishte jashtë funksionit. Unë kam luajtur premierën e fundit aty dhe një natë e kemi anuluar shfaqen se drejtori teknik na futi poshtë skenës ku kishte 20 cm ujë. Nëse vihej në punë motori i rrotativit të skenës do të hidhej në erë skena.

Kam video ku aleanca e teatri bënte party me pica dhe tallava. I kam videot këtu, se Teatri nuk është restorant, të hanin në shtëpi. Kanë humbur shumë materiale se nuk guxonte që futej njeri brenda në Teatër”, është shprehur Vasili.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu