Hapësire reklamuese


Aktualitet

Laert Haxhiu do të mbrohet nga shteti, Gjykata i cakton 2 avokatë të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Laert Haxhiu do të mbrohet nga shteti, Gjykata i cakton 2 avokatë

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy avokatë të tjerë për Laert Haxhiun, Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Ndërkohë, avokatja Pranvera Doçi e cila u caktua më herët nga shteti për të mbrojtur Haxhiun tha se nuk mund të ndiqte procesin për shkak të një fatkeqësie familjare si dhe për shkak të dosjes voluminoze.

Ndërkohë, Detar Hysit avokatit me prokurë të posaçme nga familjarët e Laert Haxhiut, i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga mbrojtja, ndërsa mosparaqitja e tij këtë të mërkurë në seancë, u shoqërua me ndëshkimin administrativ prej 5 mijë lekësh të rinj. Gjyqi në GJKKO u shty për datën 17 nëntor në orën 11:00.

Laert Haxhiu, një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, vijon përballjen me autoritetet në Greqi për të penguar ekstradimin. Ai u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.

Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.  Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese