Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

LAÇ/ Porosit online hekur me ‘ofertë’, del i prishur. Kompania: Lekët nuk t’i kthejmë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b1371c9e826916be87049e133f6f8c65

Një çift të moshuarish nga Laçi u ankuan në emisionin Fiks Fare se para disa ditësh, në telefonin e tyre mbërriti një telefonatë.

Ishte një vajzë e re, e cila e kishte “përzgjedhur” numrin e tyre të telefonit si përfituese e një oferte: një hekur që hekuros edhe në varëse rrobash me avull. Duke qenë se hekuri i tyre iu ishte prishur, ishte rrëzuar disa herë, pranuan ofertën, pasi nga 100 mijë lekë, hekuri që bënte “mrekullira” kishte shkuar në “vetëm” 50 mijë lekë (të vjetra). Pas disa minutash në telefon, çifti pranon ofertën.

Një ditë më pas, një korrier i firmës shkon në familjen e tyre dhe i çon hekurin. Ishte në një karton ngjyrë e verdhë. Burri i shtëpisë i kërkon që të hapë pakon, por korrieri nuk pranon, duke i thënë se ka të drejtë ta kthejë brenda dy javësh, ose të ndërrojë produktin dhe për këtë duhet të flasë sërish me vajzën. Burri shkon në shtëpi, hap pakon dhe sheh një hekur normal, jo ai “çudibërësi”. E vë në prizë për ta provuar për të hekurosur me avull. Pas disa minutash, i gjithë uji që kishte hedhur te hekuri, derdhet në pjesën e poshtme. Pra, nuk funksiononte. Telefonon sërish firmën dhe i thonë se do e rregullojnë ose ai ka të drejtë që të ndërrojë edhe ofertën. Burri nuk pranon dhe kërkon që ti kthehen paratë, por vajza e reklamës nuk pranon.

Qytetarët e sjellin hekurin në zyrat e Fiks Fare dhe e provojmë disa herë që të nxjerrë avull. Pas disa sekondash, uji që kishim hedhur del nga pjesa e poshtme. Për të qenë të sigurt, hekuri provohet sërish dhe sërish e njëjta gjë. Denoncuesi telefonon firmën që ia ka sjellë. Punonjësja i thotë se mund ta ndërrojë produktin në një tigan, me të njëjtin çmim. Por denoncuesi nuk pranon, i thotë se ka tiganë dhe se produkti që porositi nuk ishte i rregullt dhe kërkonte lekët mbrapsht. Vajza i thotë se kompania nuk ka zyra, funksionon vetëm online dhe se lekët nuk kthehen. “E kuptojmë se je zhgënjyer, por kompania jonë ka disa rregulla. Lekët nuk kthehen dhe nuk tregojmë se ku i kemi zyrat” i thotë ajo. /Top Channel/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img