Hapësire reklamuese

Aktualitet

Laboratori i Shkodrës jepet me koncesion, shkarkohen 25 punonjës? Drejtori: E pavërtetë! Do privatizohet por punëtorët do mbeten

Shkruar nga Newsbomb
Ardian Dajti, Drejtori i Laboratorit të Shkodrës

Drejtori i Laboratorit të Shkodrës, Ardian Dajti, thotë se lajmi se 25 punonjës të këtij laboratori do të shkarkohen pasi ai të privatizohet, është i pavërtetë. Sipas tij, laboratori do privatizohet, por punonjëstit do mbeten në punë.

Dajti ka siguruar mjekët dhe të gjithë punonjësit e laboratorit se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion, por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune.

Pra asnjëri nuk do të largohet nga koncesionari. Me këtë dua të shuaj frikën se disa punëtorë do ikin apo do largohen, e do zëvendësohen me disa të tjerë që s’kanë lidhje me punën”, ka thënë Dajti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu