Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK pritet të çojë dosjen për gjykim në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Laboratori i kokainës në Fier, SPAK pritet të çojë

Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar ka përfunduar hetimet për laboratorin e drogës në Fier dhe pritet ta çojë dosjen në GJKKO për hetim.

Bëhet me dije se SPAK do të kërkojë gjykim për ish kreun e Komunës së Frakullit, Viktor Çervenaku, po ashtu për Zenel dhe Denilson Çervinakut e të fejuarën e tij Enxhi Ferhati.

Gjykim do kërkohet dhe për Klajdi Vrionit, Julian Malajt, Redion Meshit, Bledar Matoshit,  Marildo Ronajt dhe Nikolin Gjolenën, i cili  dyshohet si kreu i grupit.

Kujtjojmë se në fshatin Frakull u zbuluan rreth 430 kilogramë kokainë e përzierë me pleh kimik. Në lidhje me këtë çështje janë arrestuar 10 persona.

Sipas hetimeve, laboratori i kokainës do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull Viktor Çervanaku,  por porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku.

Në lidhje me këtë, është shpallur në kërkim edhe dy shtetas kolumbian, të cilët kishte  ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed