Hapësire reklamuese

Aktualitet

Laborator kokaine në Belgjikë, në pranga anëtarët e bandës, mes tyre 2 shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Laborator kokaine në Belgjikë, në pranga anëtarët e

Policia Belge ka arrestuar dy shqiptarë pjesë të një bande kokaine që operonin në Belgjikë dhe Europë. Pas hetimeve të kryera autoritetet kanë zbuluar një bandë droge e cila përpunonte kokainën në një laborator në qytetin e Hasselt, në lindje të Brukselit. Nga operacioni policor u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve nga policia e Blegjikës, në laboratorin e bandës së drogës bëhej ndarja kimike e kokainës nga ambalazhet e kartonit, mënyrë kjo e zgjedhur nga trafikantët për të kaluar lëndën narkotike pa u vënë re nga autoritetet.

Mediat belge raportojnë se brenda laboratorit u gjetën rreth 8 kilogramë kokainë e nxjerrë kimikisht nga ambalazhet e kartonit, ndërsa u gjetën po ashtu sasi të mëdha paketimesh të cilat dyshohet se përmbajnë kokainën e papërpunuar.

Mes të arrestuarve ishin katër belgë, pesë kolumbianë dhe dy shqiptarë.

Përveç kokainës dhe materialeve të përpunimit, u sekuestruan edhe 20 mijë euro, 4 makina dhe sende të tjera me vlerë që i posedonin anëtarët e bandës së kokainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese