Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

La Zvicrën për PD, Floriana Garo: Nuk është qejf i madh të jetosh jashtë, dua që fëmijët e mi të rriten në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

81226756abe89aab6a05819585193c10

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka folur për eksperiencën më të re në Shqipëri duke lënë edhe Zvicrën për politikën.

E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24, Garo thotë se vendimi për t’u rikthyer në Shqipëri e ka marrë së bashku me bashkëshortin, teksa thotë se në PD ka gjetur njerëz shumë mikpritës dhe mendjehapur.

Floriana Garo e bindur thotë se nuk është qejf i madh të jetosh jashtë, dhe ajo shpreh hapur mundësinë që fëmijët e saj të rriten në një Shqipëri me mundësi.

PYETJA: Si ishte atmosfera në selinë blu, tani do kemi një imazh që është i juaji?

FLORIANA GARO: Shiko jam ndjerë shumë mirë. E kam marrë me emocion, se jam natyrë e përgjegjshme. Jam ndier shumë mirë, ndoshta më ka ndihmuar eksperienca në media. Ekipi me të cilin unë punoj aty është i mrekullueshëm. Njerëz shumë mikpritës, mendjehapur. Më kanë dhënë rehati dhe informacion që më është dashur.

Është demokrat, është më diskret, nuk ka qejf dukjet. Është prap me dyshim , por e kupton që unë jam person publik. Këtu jemi me pushime. Nuk e kemi mbyllur biznesin. Njerëzit janë shumë kurioz për këtë. Biznesi është aty, drejtohet dhe menaxhohet nga partnerja jonë dhe jemi shumë të qetë. Është prezentë.

Djali është rritur, nuk është më beb, 1 vjeç e 3 muaj. Kurse vajza foshnje. Më ka ndihmuar shumë fakti që kam jetuar në Zvicër, të qenit shtatzënë dhe me fëmijë kërkon privatësi. Njeriu ka momente dhe jo shumë të bukura. Them që është gjëja më e bukur që kam bërë, më përmbushëse. Mirë kam bërë që i kam bërë pranë njëri-tjetrit në moshë. Ësht pasuria që do e kem gjithë jetën.

Kam qëndruar pranë fëmijëve, por unë kam punuar. Kam ndjekur biznesin tim. Unë isha në anonimat në Zvicër, megjithatë kam punuar. Fëmijët janë mësuar edhe mos jenë pranë meje. Ata janë mësuar. Mund të them që është shpërngulje. Kjo do jetë më shumë e vlefshme për tim shoq, sepse e ka biznesin zyrë avokatie dhe do shkojë e do vijë.

PYETJA: Po i lë gjërat bashkëshorti për ty?

FLORIANA GARO: Ishte i përbashkët, i mirëmenduar. Ndodhi edhe COVID_19, edhe fakti që po vijnë zgjedhjet. Sikur plotësojnë atë puzzle të jetës sonë. Kur bashkëshorti ka folur me kolegët e tij, i thanë ajo e bëri për ty, bëje ti me të. Shqipëria është vendi ynë i zemrës. Sigurisht që nuk është ndonjë qejf i madh të shkosh jashtë Shqipërisë. Ikin vetëm nga pamundësia ekonomike. S’ka arsye për të lënë vendin tënd, s’ka arsye tjetër. E kam ndjerë gjatë COVID_19, kur fëmijët i panë gjyshërit vetëm njëherë. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten kështu, dua që fëmijët të rriten e Shqipërisë. ‘’- tha Floriana Garo.

Më shumë

spot_img
spot_img