Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

La të lirë të shumëkërkuarin, pezullohet nga detyra shefi i Trafiqeve të Paligjshme në Elbasan (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Ulian Shpataraku, shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezullluar sot nga detyra.

Bëhet me dije se punonjësi i  Policisë akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka ndaluar një shtetas të të shpallur në kërkim në vitin 2022, i cili askohe ndodhej i shoqëruar në ambientet e Policisë së këtij qyteti.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.

Më shumë