Hapësire reklamuese

Aktualitet

La syzet në makinën e atentatorëve të prokurorit NDOJA, Krimet e Rënda lënë në burg Redjan RRAJËN

Shkruar nga Newsbomb
Redjan Rraja (lart-majtas), makina e goditur me armë zjarri ku udhëtonte Arjan Ndoja

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën ‘’arrest me burg’’ për 34-vjeçarin Redjan Rrajën, i arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor i atentatit të së premtes ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe Landi Muharremit.

Bazuar në provat materiale që u gjetën në makinën e braktisur të atetantorëve në fshatin Shkafanë të komunës së Ishmit, trupa gjykuese vendosi të linte në burg Rrajën. Policia arriti ta ndalonte në pikën kufitare të Murriqanit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Në automjetin tip ‘’Benz’’ ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 342 LM u gjetën një palë syze, të cilat pa ekzaminimeve konstaturan gjurmë të gishtave të Rrajës.

Gjatë ndalimit nga policia kufitare e Murriqanit, Redjan Rrajës iu gjetën 2 telefona dhe një pasaportë.

LEXO MË SHUMË: I dyshuar si atentatori kryesor i prokurorit NDOJA, publikohet fotoja e Redjan RRAJËS, ja si policia ra në gjurmët e tij (DETAJE NGA HETIMI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu