Hapësire reklamuese

Aktualitet

La makinën në mes të rrugës dhe çoi gruan e fëmijët në shtëpi, kur zbriti e goditën me pistoletë, kush është 39-vjeçari që u sulmua në mes të Bllokut (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e mesditës së sotme në ish-bllok.

Disa persona, ende të paidentifikuar kanë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta me qytën e pistoletës 39-vjeçarin Edison Xhediku i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime, raporton Newsbomb. Xhediku është një person pa precedent të mëparshëm penal dhe pa të shkruar kriminale, por i shoqëruar më parë dy herë në polici, për motive të dobëta. 

Burime nga vendngjarja thonë për Newsbomb se personi që është goditur ka lënë makinën në mes të rrugës dhe ka dërguar gruan shtatzënë me fëmijën në shtëpi, më pas sapo ka zbritur ata e kanë qëlluar në kokë me qytë pistolete dhe kanë ikur me vrap rrugëve të bllokut, teksa policia po punon për kapjen e tyre.

Ngjarje të tilla po bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë, ku konflikte apo atentate po ndodhin në mes të ditës, duke shkaktuar lëndime, humbje jete, por dhe frikë e tmerr te qytetarët e tjerë.

2.jpg

blloku_copy.jpg

blloku1_copy.jpg

Njoftimi i policisë

"Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.