
Stine i habiti të gjithë me statusin e publikuar një ditë para Vitit të Ri ku bënte me dije se po ndahej nga gruaja e tij.
Ai shkroi në Instagram se lidhja me partneren Graciela Pashaj ka përfunduar dhe se ata nuk fuksiononin me njëri-tjetrin. Çifti së bashku kanë një vajzë 2 vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Estia.
Ndërkaq, këngëtari, si për ta marrë veten me të mira, ka shkuar në Ishujt Maldive.
Prej andej, poston edhe këtë foto ku shkruan: ‘Përshëndetje nga ana tjetër e botës’.
Epo më mirë se kaq, s’ka ku shkon.