Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

La Dibrën për të garuar në Korçë, Niko Peleshi prezanton Olta Xhaçkën si kandidate për deputete në Kolonjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

841345e3952f3ee5f278f1ad7ae28cf2

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është prezantuar ditën e sotme si kandidate për deputete në Kolonjë.

Ajo u prezantua nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kor#ë, Niko Peleshi, i cili tha se PS synon që të marrë 7 mandate në këtë qark, 1 më shumë se zgjedhjet e vitit 2017.

Kujtojmë se Olta Xhaçka u zgjodh fillimisht si drejtuese e qarkut të Dibrës, por në ditën e fundit të depozimit të listave në KQZ, ajo u zhvendos si kandidate në Korçë.

“Lista e këtij viti ka prurje të reja që personifikojnë filozofinë e hapjes që na ka shoqëruar në të gjitha këto vite të demokracisë, me emra jo të njohur për të gjithë Shqipërinë, por në lokalitete ku jetojnë e punojnë.
Duam të japim mesazhin e mikpritjes për të gjitha kontributet e listave tona. Nuk i fillojmë listat këtë herë me emra të njohur, sepse nuk duhet të tregojmë se kemi një tavan ku në rast se do të rritesh përplasesh. Jo ne nuk e kemi këtë. E kemi rrugën e hapur për të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, arrijnë sukses në fushën e tyre dhe më pas i ftojmë të bëjnë karrierë në Partinë Socialiste, në Parlament apo në të gjitha hapësirat që kemi.

Ndaj edhe Olta dhe unë jemi respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë të listës që është objektivi minimal bazik aq sa kemi sot. Ne synojmë drejt mandatit të shtatë. Unë çdo ditë e më shumë bëhem optimist që nuk është edhe aq maksimalist si objektiv, sepse kudo që shkojmë kemi një atmosferë shumë pozitive për ne”, u shpreh ministri Peleshi, gjatë takimit me strukturat në Kolonjë.

Më shumë

spot_img
spot_img