Hapësire reklamuese

Aktualitet

 “La Casa de Papel” në Tiranë, autori hap vrimë mbi tarracë dhe vjedh argjendarinë

Shkruar nga Newsbomb
 “La Casa de Papel” në Tiranë, autori hap

Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjatë  mbrëmjes së djeshme një person i paidentifikuar ka vjedhur një argjendari në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori, i cili ishte maskuar, ka mundur që të futet brenda ambienteve të argjendarisë dhe të vjedhë sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari përmes tarracës. Sipas asaj që po raportohet deri më tani, autori i kësaj vjedhje ka hapur një vrimë në pjesën e sipërme të tarracës dhe në këtë mënyrë ka mundur që të futet brenda argjendarisë.

Policia po punon për ideitifikimin dhe kapjen e autorit, sakaq janë sekuestruar pamjet e kamerave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese