Ashtu sikurse ishte paralajmëruar që ditën e djeshme, në orën 11.00 filloi një mësymje e organizuar në të gjitha KZAZ-të në bashkitë që drejtohen nga opozita.
Një gjë e tillë është regjistruar edhe në KZAZ nr 66 në Corovodë, Skrapar, në Pallatin e Kulturës 'Riza Cerova'. Mbështetës të së djathtës, kanë mësyrë për të prishur materialet zgjedhore të vendosura aty.
Siç bie në sy nga pamjet filmike, janë disa qytetarë, dhe më së shumti gra e fëmijë, që lëvizin lirisht në qytet, madje edhe me çadra në duar për shkak të diellit përvëlues të mesditës.
Jo të gjithë janë dakord me këtë që po ndodh në mënyrë të organizuar në KZAZ.
Sondazh
Poll