Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kyçen” Komisionet Hetimore, socialistët miratojnë ndryshimet ligjore

Shkruar nga Newsbomb
“Kyçen” Komisionet Hetimore, socialistët miratojnë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndyshimet ligjore për Komisionit Hetimore.

Ndryshimet u propozuan nga deputeja e PS, Ermonela Felaj dhe janë miratuar me 15 vota pro. Në thelb synohet që komisionet hetimore të ngrihen vetëm për çështje të veçanta.

Sipas Felaj, këto ndyshime bazohen në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Më arsyetimin e saj, që nga viti 1998 e deri më tani, Shqipëria ka numrin më të lartë të komisioneve hetimore të ngritura.  Por sipas deputetës së PS, numri i lartë i komisioneve hetimore të ngritura deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë qenë gjithnjë të funksion të opinionit publik.

Parashikohet gjithashtu se komisionet hetimore të zhvillohen me dyer të mbyllura në disa raste, për të mbrojtur të dhënat e dëshmitarëve.

“Ligji ynë për komisionet hetimore ka pasur si model ligjin gjerman. Në 22 vite, sigurisht që ligji dhe qëndrimet ndaj tij kanë pësuar ndryshime. Nuk kemi operuar me ligj të ri sepse përfunduam që e ka kaluar barrierën kushtetuese sepse është marrë disa herë në shqyrtim dhe nuk ka pasur gjetje antikushtetuese.

Nga viti 98 deri tani janë ngritur 44 komisione hetimore në Shqipëri, krahasuar me mesataren europiane, rezulton të jemi mbi këtë mesatare. Nuk kam gjetur argumente të karakterit juridik por plot argumente të tjera të pavërteta, për shembull për rastin e Italisë ku thuhet se vetëm për legjislaturën e fundit, janë ngritur 15 komisione hetimore. Është plotësisht e pavërtetë. Komisionet hetimore janë mjet i rëndësishëm që u jepet pakicave parlamentare por abuzimi i kthen ato në joefektive. Kjo ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se janë ngritur shumë komisione por mënyra sesi kanë përfunduar punën nuk ka treguar që të kenë qenë në funksion të opinionit publik"- u shpreh deputetja. 

Ndërkohë, gjatë senacës ka pasur përplasje dhe kundërshti nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho. Pasi nisma e marrë nga deputeti Spaho nuk u mor në shqyrtim.

“Për Nismën e Spahos nuk kam pasur gjë që të marr parasysh sepse propozimi i tij nuk ka princip. Ne kemi propozuar ndryshime në disa nene të tij dhe janë më të shumta në numër dhe përmbajtje në numër sesa ndryshimet e propozuara nga grupi i PD, nga Tabaku”- tha Felaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese