
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndyshimet ligjore për Komisionit Hetimore.
Ndryshimet u propozuan nga deputeja e PS, Ermonela Felaj dhe janë miratuar me 15 vota pro. Në thelb synohet që komisionet hetimore të ngrihen vetëm për çështje të veçanta.
Sipas Felaj, këto ndyshime bazohen në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Më arsyetimin e saj, që nga viti 1998 e deri më tani, Shqipëria ka numrin më të lartë të komisioneve hetimore të ngritura. Por sipas deputetës së PS, numri i lartë i komisioneve hetimore të ngritura deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë qenë gjithnjë të funksion të opinionit publik.
Parashikohet gjithashtu se komisionet hetimore të zhvillohen me dyer të mbyllura në disa raste, për të mbrojtur të dhënat e dëshmitarëve.