Hapësire reklamuese

Bota

Ky shtet hap dyert për rusët e arratisur që nuk duan të luftojnë në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Ky shtet hap dyert për rusët e arratisur që nuk duan të

Kazakistani është ofruar t'i sigurojë mbrojtjen dhe sigurinë rusëve të arratisur nga vendi i tyre, pas thirrjes së Putin për t'iu bashkuar ushtrisë e për t’u bërë pjesë e luftës në Ukrainë.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev është shprehur se do të kujdeset vetë për mbrojtjen e rusëve.

"Shumica e tyre janë të detyruar të largohen, për shkak të situatës së vështirë. Ne duhet të kujdesemi për ta”, është shprehur ai.

Ditën e djeshme u tha se presidenti Vladimir Putin planifikon të rekrutojë rreth 1.2 milionë qytetarë, për t’i dërguar në luftë në Ukrainë, kjo ka shkaktuar panik në mesin e rusëve, duke i nxitur të largohen nga vendi.

Në pamjet satelitore të publikuara më herët, dukej qartë një numër i lartë rusësh që po arratiseshin nga vendi.

Imazhet tregojnë radhë automjetesh, kamionë mallrash dhe makina, duke pritur në bllokime të gjata trafiku duke u përpjekur të kapërcejnë kufijtë.

Sondazh

Poll