Shumë femra e ndjejnë të nevojshme të pushojnë gjatë periudhës së ciklit menstrual.
Është pikërisht Italia, shteti i parë europian që me shumë mundësi do të parashikojë me ligj ditë pushimi për femrat në ditët e tyre të ciklit.
Mësohet se projektligji është duke u diskutuar dhe sipas informacioneve, parashikohen tri ditë në muaj lejë, e cila do të jetë detyruese të jepet nga të gjithë punëdhënësit.
Ky lajm u komentua pozitivisht pas qarkullimit në rrjetet sociale, sepse shihet si një hap që duhej ndërmarrë, duke marrë parasysh se shumë femra i përjetojnë keq ditët e ciklit.
Por nuk munguan edhe komentet negative, edhe nga vetë femrat, që mendojnë se nëse vendoset një ligj i tillë femrat do të privohen. Kjo sepse, për shkak të kësaj mungese çdo muaj, ato nuk do të preferohen për t’u punësuar dhe vendin e tyre do e zënë meshkujt. Kjo, në një shtet ku janë të punësuara 65% të femrave, përkundrejt 72% që janë meshkujt.
Ky projektligj ka vënë në dilemë edhe disa nga mediat në të cilat janë të punësuara kryesisht femra. Marie Claire del pro, ndërsa Donna Moderna i bashkohet problematikës që shumica e femrave shprehën.
Italia është ndër shtete që ju krijon shumë lehtësira femrave, si psh, dhënien e 80% të rrogës për 5 muaj.
Sondazh