Hapësire reklamuese

Bota

Ky shtet europian miraton vaksinimin me detyrim kundër Covid

Shkruar nga Newsbomb
Ky shtet europian miraton vaksinimin me detyrim kundër Covid

Austria ka miratuar këtë të premte në Parlament vaksinimin me detyrim kundër COVID-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke u bërë vendi i parë i BE-së që merr një masë kaq drastike.

Ky propozim ishte diskutuar prej kohësh por tashmë është miratuar zyrtarizuar. Të gjitha partitë, përveç ekstremit të djathtë e aprovuan vendimin e ri që kaloi në parlament  me 137 vota pro dhe 33 vota kundër.

Ky vendim drastik u mor për të rritur shkallën e vaksinimit, përveç kësaj qeveria ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta, duke motivuar në një farë mënyre qytetarët që të vaksinohen.

Sondazh

Poll