Tirana
scattered clouds
8 ° C
8 °
8 °
93 %
1.5kmh
40 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
16 °
Sht
12 °
Die
17 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Ky shtet europian heq Shqipërinë nga “lista e zezë”, nuk do të ketë më karantinë, ja çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se Shqipëria është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga covid-19, nga autoritetet zvicerane.

Masat e reja do të aplikohen për të gjithë ata persona të cilët do të udhëtojnë në Zvicër, konkretisht shtetasit shqiptarë të cilët kanë një lejë qëndrimi në Zvicër apo shtetas zvicerianë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria.

“Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes.

Heqja e Shqipërisë nga kjo listë parashikon që udhëtarët nga vendi ynë në drejtim të Zvicrës, të cilët udhëtojnë në rrugë ajrore do të kenë detyrimin të plotësojnë një formular digjital me të dhëna dhe të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR të kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Për ata që udhëtojnë në rrugë tokësore me mjete transporti publik do të aplikohet vetëm plotësimi i formularit digjital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme,” njofton Ministria e Jashtme.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img