Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ky nuk është një mesazh facebook-u”, Tifozat Kuq e Zi marrin përgjegjësinë për gazin lotsjellës në “Festën e Birrës”?

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë performancës së Goran Bregoviç mbrëmjen e sotme në “Festën e Birrës” në Korçë është hedhur gaz lotsjellës, me qytetarët që janë shpërndarë menjëherë.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë, ndërkohë që në rrjetet sociale Tifozat Kuq e Zi kanë dhënë një tjetër mesazh.

“Ky nuk është një mesazh facebook-u”, shkruhet në një mur me bojë të kuqe, me foton që është publikuar nga tifogrupi i kombëtares.

Të jetë kjo një marrje përgjegjësie për gazin e hedhur në Festën e Birrës? Nuk dihet me siguri, por Tifozat Kuq e Zi kanë dalë hapur kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës dhe e kanë treguar disa herë me veprimet e tyre.

LEXO EDHE: VIDEO/Hidhet GAZ LOTSJELLËS gjatë performancës së Bregoviç në “Festën e Birrës” në Korçë, qytetarët shpërndahen me shpejtësi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese