Hapësire reklamuese

Politikë

“Ky Lyli im është nam”, Braçe ironizon Bashën: E shkrin akullin me piper, temperaturën e rrit me avullin e qepës që skuq në tigan dhe ujin e thith me sfungjer enësh

Shkruar nga Newsbomb
Erion Brace - Lulzim Basha

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha.

Postimi për Bashën ka ardhur pas akuzave të kryedemokratit se qeveria nuk po ndihmon qytetarët që kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.

Sipas Braçes, Basha e shkrin akullin me piper, temperaturën e rrit me avullin e qepës që skuq dhe ujin e shiut e thith me sfungjer enësh.

“Ky Lyli im eshte nam; E ndal dhe e mban boren me dore, e shkrin akullin me piper dheeeee, e rrit temperaturen e ajrit me avullin e qepes djegese qe skuq ne tigan! Keshtu Lyli do i mbaj rruget te hapura dhe te sigurta! Po ra shi? Po ra shi ky do e thithe ujin me sfungjer enesh”, shkruan Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll