Hapësire reklamuese

Bota

Ky është vendi i parë i BE-së që legalizon rritjen dhe konsumin e kanabisit

Shkruar nga Newsbomb
Ky është vendi i parë i BE-së që legalizon rritjen dhe

Luksemburgu është vendi i parë i Bashkimit Europian që ka vendosur të legalizojë rritjen dhe konsumin e kanabisit.

Sipas legjislacionit të ri, njerëzit e moshës 18-vjeç e lart do të jenë në gjendje të rritin ligjërisht deri në katër bimë kanabisi për familje, për përdorim personal.

Një nismë e tillë legjislative është ndërmarrë pas dështimit të qeverisë për të ndaluar dhe penguar përdorimin e lëndëve narkotike nga qytetarët e këtij vendi.

Qeveria ka njoftuar se do të jetë e lejueshme që të blihen fara në dyqane ose të importohet. Tregtimi i farave do të lejohet pa asnjë kufizim në sasinë ose nivelet e Tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv.

Ministrja e Drejtësisë së Luksemburgut, Sam Tamson e përshkroi ndryshimin në ligjin për prodhimin dhe konsumin vendas si hapin e parë. “Ne menduam se duhej të vepronim, kemi një problem me drogën dhe kanabisi është droga që përdoret më shumë dhe është një pjesë e madhe e tregut ilegal. Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u larguar gjithnjë e më shumë nga tregu i zi ilegal”, tha ajo.

Gjobat do të reduktohen deri në 25 euro për posedim nën 3 gram, nga 251 në 2500 euro që ishin para lejimit me ligj të përdorimit dhe tregtimit të kanabisit. "Mbi tre gram, asgjë nuk ndryshon, ju do të konsideroheni një tregtar. Asgjë nuk ndryshon për drejtuesit e makinave: ka ende zero tolerancë", tha Tamson.

Një sistem i prodhimit dhe shpërndarjes i rregulluar nga shteti është planifikuar për të siguruar cilësinë e produktit me të ardhurat nga shitjet që do të investohen "kryesisht në parandalimin, edukimin dhe kujdesin shëndetësor në fushën e gjerë të varësisë", thanë burimet qeveritare për Guardian.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.