Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ky është varri i Maks Velos”, Alfred Lela: ‘Kam gisht’ në bërjen e tij, pasi e shihja me trishtim, falenderoj...

Shkruar nga Newsbomb
“Ky është varri i Maks Velos”, Alfred Lela: ‘Kam

Gazetari i njohur Alfred Lela ka postuar një foto, ku shihet varri i përfunduar, ku prehet piktori dhe arkitekteti i njohur Maks Velo.

Lela shprehet se “ka gisht” në bërjen e këti varri, teksa shkruan se kur vizitonte varrin e të ëmës me trishtim shikonte dhe varrin e artistit.

Gazetari thotë se me ndihmën dhe idenë e arkitektit Marin Bicoku dhe me ndihmën e kryetarit të Bashkisë Erion Velaj kanë arritur ta përfundojnë këtë.

“Ky është varri i Maks Velos. ‘Kam gisht’ në bërjen e tij, pasi e shihja me trishtim sa herë vizitoja varrin e mamës ngjitur me të. Dua të falenderoj ata që ‘kanë dorë’ në përfundimin e tij: mikun dhe arkitektin Marin Bicoku që e ideoi dhe skicoi kaq me hijeshi dhe, sigurisht, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj që tregoi gatishmëri absolute kur i shkrova se, dikush duhet të kujdesej për varrin e Maksit, dhe duke e ditur se i ndjeri nuk ka tjetër veç një motre në moshë të shtyrë, i mbetej atij si kryebashkiak ose mua si ‘fqinj’ me të në lagjen e të shumëve.

Një falenderim edhe për @Arian Manahasa, shefin e varrezave të Tufinës për të gjithë ndihmën.

E shkruaj këtë me drojë në fakt, sepse ‘veprat e mira’ nuk përmenden, por në të njëjtën kohë ato duhet të shërbejnë edhe si shembuj të të jetuarit në komunitet dhe të përkujdesurit për atë që ne konsiderojmë traditë të përbashkët.

Maks Velo është një rast i tillë,” shkruan Alfred Lela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu