Personi që shihni në foto është Klodjan Saliaj, 25-vjeçari që masakroi me thikë një të moshuar në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni ku i riu nga Vlora së bashku me një 18-vjeçar, i identifikuar si Xheladin Bejaj, u futën për të vjedhur në banesën e 73-vjeçarit.
Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit, më pas u futën në banesë për të vjedhur.
Kur i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, Saliaj e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Menjherë pas ngjarjes mësohet se shqiptarët u larguan.
LEXO EDHE: Iu fut në banesë për ta vjedhur, i riu shqiptar masakron me thikë të moshuarin grek
73-vjeçari arriti të dilte në rrugë i gjkaosur dhe të thërriste ndihmë. Ai u dërgua në spitalin e Janinës, ndërkohë dy shqiptarët, Klodjan Saliaj dhe Xheladin Bejaj, kanë rënë në prangat e policisë.