Personi që shihni në foto është Delin Beqiri, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 11 vite me vajzën e partneres së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Egjinë të Greqisë dhe ky lajm ka tronditur gjithë komunitetin atje, jo vetëm për faktin që Beqiri ka përdhunuar prej 11 vitesh vajzën e partneres, por edhe për faktin se për këtë ngjarje ka qenë në dijeni edhe nëna e vajzës.
Delin Beqiri
Mediat greke kanë raportuar se e reja, e cila tashmë është 25 vjeçe, ka dëshmuar në polici se partneri 36-vjeçar i nënës së saj 50-vjeçare e ka abuzuar me të prej vitesh.
Lexo edhe: E rëndë në Greqi, njerku shqiptar përdhunonte prej vitesh thjeshtrën, e kërcënonte me videot intime
Kur ajo është rritur, 36-vjeçari ka nisur ta dhunojë dhe kërcënojë, duke i thënë se nëse do t’i tregonte ndokujt për rastin atëherë do i publikonte videot intime që kishte regjistruar gjatë aktit.
Personi në fjalë ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që nga viti 2013, kur vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeçe. Sapo ajo mbushi 18 vjeç, shqiptari filloi ta përdhunonte dhe madje e ka përdorur edhe për të shitur drogë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna 50-vjeçare e viktimës, gjithashtu me kombësi shqiptare, ka pasur dijeni. 50-vjeçarja po ashtu është arrestuar dhe ndaj saj janë ngritur disa akuza.
Perdhunuesi 36-vjeçar dhe nena 50 vjeçare
Të martën, më datë 5 mars, efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë së Pireut në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Egjinë, në prani të prokurorit, kanë mbërritur në shtëpinë e familjes, ku kanë arrestuar 36-vjeçarin dhe nënën 50 vjeçare.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën 18.275 euro, si dhe një sasi lëndësh narkotike që tregtohej nga shqiptari. Delin Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për policinë greke pasi edhe më herët ka qenë i denoncuar për disa ngjarje.
Kanabisi dhe parate e sekuestruara ne shtepine e 36-vjeçarit shqiptar
Jeta e lumtur në rrjetet sociale
36-vjeçari shqiptar në rrjetet sociale reklamonte gjoja një familje të lumtur, ku shpesh ndante foto dhe me partneren 50-vjeçare. Njerëzit gënjeheshin nga fotot e bukur, duke mos ditur që pas fshihej drama e një vajze që dhunohej dhe përdhunohej prej vitesh nga Delin Beqiri.
Sipas informacioneve të publikuara nga Neësbomb.gr, nëna 50-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua, është divorcuar kur dy vajzat e saj ishin ende adoleshente. Pas ndarjes, 50-vjeçarja ka nisur njohjen në rrjetet sociale me shqiptarin 14 vite më të vogël. Pa u njohur ende mirë ata nisën të bashkëjetonin.
Perdhunuesi 36-vjeçar dhe nena 50 vjeçare
Çfarë gjetën autoritetet në shtëpinë e 36-vjeçarit?
Pas kontrollit në shtëpinë ku jetonin 50-vjeçari dhe 36-vjeçari, policia gjeti drogë, një pistoletë, thika dhe një shumë të madhe parash. Konkretisht, autoritetet policore konfiskuan:
- 1505 gram kanabis
- armë
- 4 thika
- Shuma prej -18 275- euro
- 3 peshore precize
- 3 celularë
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.