Vedat Gashi është shqiptari që ka regjistruar kandidaturën për t’u bërë anëtar i Kongresit amerikan. Në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në 23 Qershor, ai do të sfidojë kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman.
Kjo ëhstë zona që ka përfaqësuar në Kongres Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Engel është një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Uashington, i cili ka luajtur një rol të madh në lobimin për Kosovën. Ai humbi vendin në Kongres në vitin 2020 pas më shumë se 30 viteve.
Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4-vjeç në 1982. Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktown ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite. I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Ëestchester, një zonë në veri të qytetit të Neë York-ut, ai është pjesë e një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.