Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ky është reagimi më i fortë i Sadije Berishës: Vajza 19 vjeçare bëhen dashnore të burrave të martuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deri më tani është folur shumë për lidhjen e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, me modelen e njohur Armina Mevlani, çka solli edhe ndarjen e tij nga ish-gruaja Sadija.

Megjithëse, mediat kanë folur shumë lidhur me qendrimin e mbajtur nga Sadije Berisha, deri më sot kishte munguar një reagim i qartë prej saj. Ndonëse nuk përmend emrat e Shkëlzenit dhe Arminës, duket se statusi i fundit i Sadijes i shkruajtur në anglisht fokusohet tek lidhja e tyra dhe ndarja nga ish-bashkëshorti.

“Ka vajza 19-vjeçare që kanë ambicie të bëhen dashnoret e burrave të martuar dhe me fëmijë dhe dosa prej tyre e nisin këtë karrierë më të reja se aq”, në këtë mënyrë nis statusi i Sadije Berishës, çka të bën të mendosh se është një sulm i drejtpërdrejt për Armina Mevlanin.

Më tej ajo flet edhe për situatën në të cilën është gjendur vetë: “Zemra ime rreh si e një gruaje të neglizhuar me fëmijë, e burgosur në një martesë të ngjashme.”

Postimi i plotë i Sadije Berishës:

Ka vajza 19-vjeçare që kanë ambicie të bëhen dashnoret e burrave të martuar dhe me fëmijë dhe dosa prej tyre e nisin këtë karrierë më të reja se aq.

Kjo është një mendësi aktuale mes vajzave në vendet ish-komuniste si Shqipëria, Rumania etj.

Burra të martuar dhe me pushtet, janë të prirur të përfitojnë nga vajzat e reja që jetojnë në varfëri, duke u ofruar atyre një jetë me udhëtime luksoze fundjavave në vendet që ato vetëm mund t’i shohin në ëndrra apo në televizion.

Dhurata të shtrenjta, veshmbathje firmato i bëjnë këto vajza të duken më me fat në lagjen e tyre. Për fat të keq, këto nisin ta shohin veten e tyre si modele për vajzat e tjera të mjera dhe që dëshirojnë të njëjtën jetë përrallore, ku princi i martuar, nuk kursen asgjë për to.

Burra si këta, kanë 2 ose 3 vajza të reja për “shërbimet” e tyre dhe ndihen si mbretër të botës. Ndërsa gratë e tyre pranojnë tradhtinë dhe marrin përsipër rritjen e fëmijëve pa prezencën e babait.

Gratë dhe fëmijët i vuajnë pasojat më shumë, pasi edhe divorci nuk është një zgjidhje e mirë në Shqipëri.

Një grua e divorcuar me fëmijë gëzon një status të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” në tregun e beqarëve të një bote që udhëhiqet nga meshkujt dhe dëshirat e tyre egosite.

Unë e kuptoj që kur je e varfër bën atë që di të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk i paragjykoj vajzat e reja dhe të varfra të vendeve postkomuniste. Jam me fat që nuk kam qenë e varfër asnjëherë që ta shes veten kaq ulët te dikush për t’u bërë dashnorja.

Por e kuptoj se varfëria i krijon këto situata dhe se disa prindër madje i shtyjnë vajzat e tyre që të sillen kështu për një jetë më të mirë.

Unë shpresoj që vajzës sime ti mësoj vetëvlerësim dhe që t’i arrijë vetë ambiciet e saj, në vend që të bëhet dashnorja e ndonjë burri të martuar, duke shpresuar që ai të ketë mjaftueshëm para dhe njohje që asaj t’i hapen dyert.

Dua t’i mësoj që të respektoj veten dhe gratë e tjera. Të jetë ambicione mjaftueshëm për t’u bërë një modele e mirë për vajzat e tjera të reja, duke u treguar atyre se mund të behën dikush në jetë edhe pa qenë nevoja për të bërë seks me njerëz të fuqishëm.

Zemra ime rreh si e një gruaje të neglizhuar me fëmijë, e burgosur në një martesë të ngjashme.

Nëse në këtë botë ka një vëllazëri burrash, ku gjendet ajo e grave? Pse gratë nuk ndalojnë së luftuari mes tyre për të ndalur këto abuzime?

Lexo edhe:

A është ky postim i Arminës që bëri të shpërthejë Sadije Berishën?

“Je bërë si Sadije Berisha, mëso anglisht”, plas keq sherri mes Armina Mevlanit dhe ndjekësve të saj

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img