Hapësire reklamuese

Showbiz

Ky është politikani shqiptar më i kërkuar në botë sipas revistës “Time”

Shkruar nga Newsbomb

Revista prestigjoze “Time” ka publikuar një artikull me 5 njerëzit më të kërkuar në botë.

“Nuk është gjithmonë gjë e mirë të jesh i kërkuar”, citon revista. Ndërsa mes 5 më të kërkuarve është edhe një politikan shqiptar. Është fjala për kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinaj që revista e rendit në një nga 5 njerëzit më të kërkuar në botë.

Më poshtë artikulli i plotë i revistës “Time”:   

Carles Puigdemont

Kur Spanja doli nga vitet Franco,  vendi votoi mbi kushtetutën spanjolle. Populli i Katalonjës votoi në favor të kësaj kushtetute me më shumë se 90 % në vitin 1978, gjë që e bëri të paligjshme që rajoni të deklaronte shkëputjen nga Spanja pa ndryshuar kushtetutën. Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nga parlamenti spanjoll në Madrid.

Afërsisht 40 vjet më vonë, presidenti katalanas Karles Puigdemont mbajti një referendum të pavarësisë, pavarësisht nga ajo që tha kushtetuta. Votimi u bojkotua nga partitë anti-secesionare. Puigdemont përdori rezultatet e shtrembëra për të njoftuar shkëputjen e Katalonjës. Ndërsa Madridi hodhi poshtë parlamentin katalanas dhe urdhëroi zgjedhje të reja vendore. Duke u përballur me akuza të mundshme të rebelimit dhe të kryengritjes, Puigdemon iku për në Bruksel.

Fethullah Gulen

Dikur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u konsiderua si një reformator i vërtetë. Së bashku me aleatin e tij politik, kleriku Fethullah Gulen të dy arritën të fusnin fenë në politikën turke që më parë ishte laike. Në atë kohë, rritja e Erdoganit u vlerësua nga Perëndimi si maturimi politik i vendit (ekonomia turke po lulëzonte).

Më pas Erdogan dhe Gulen patën një krizë dhe Gulen iku në Pensilvani ku u kthye në një nga kritikët e tij më të ashpër.  Erdogan ka kërkuar që Uashingtoni të ekstradojë Gulen në Turqi për vite me rradhë, ndërsa Shtetet e Bashkuara refuzojnë. Pastaj erdhi përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit të korrikut 2016, që Erdogan fajësoi Gulen dhe mbështetësit e tij.

Julian Assange

Shtetasi australian u bë i famshëm në botë si kreu i Wikileaks, të cilën ai e themeloi në vitin 2006. Në vitin 2007, web faqja publikoi manualin e procedurave të SHBA-ve që përdoret në Guantanamo Bay; në vitin 2008, ajo postoi emailet e Sarah Palin nga llogaria e saj private Yahoo. Në vitin 2010, Wikileaks hodhi më shumë se 90,000 dokumente të klasifikuara për Luftën e Afganistanit.

Ky ishte edhe viti kur dy vullnetarë të Wikileaks dolën përpara autoriteteve suedeze dhe Assange dyshohet se i sulmoi ata seksualisht. Pas një serie apelimesh, U.K vendosi se do të nderonte kërkesën për ekstradim, duke bërë që Assange të ikte në ambasadën e Ekuadorit në Londër në 2012. Megjithëse Suedia tërhoqi mandatin e arrestimit vitin e kaluar, prokurorët e SHBA po shqyrtojnë akuzat e tyre mbi ekspozimin e materialeve të klasifikuara. Assange  i është dhënë azil nga ish-presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës u bë i njohur në fund të viteve 1990 gjatë luftës në Kosovë. Si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u akuzua për vrasjen dhe torturimin e serbëve, por duke pasur mungesë të provave, ai shpall i pafajshëm për krimet e luftës Gjykata e Hagës. Ky nuk ishte lajm mirë për Serbinë, e cila refuzon ta njohë Kosovën si një vend të pavarur dhe kërkon që Haradinaj të ekstradohet për t'u përballur me drejtësinë në gjykatat e saj.

Megjithatë Haradinaj nuk përballet me sfida ligjore vetëm në Serbi. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga fondet e BE, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 ra dakord të ngrejë një gjykatë speciale për krime lufte të bazuar në Holandë, por që vepron nën juridiksionin e Kosovës.

Mikheil Saakashvili

I edukuar në Perëndim, Saakashvili ishte një nga udhëheqësit e "Revolucionit Rose" (jo të dhunshme) të Gjeorgjisë më 2003; ai më pas ka mbajtur postin e presidentit të Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2013. Pasi u largua nga zyra me akuza për përvetësim dhe shkelje të të drejtave të njeriut që vareshin nga ai, Saakashvili u internua në SHBA. Por në vitin 2015 ai pranoi një ofertë nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko për t'u bërë qeverisës i Odesë të Ukrainës

Në dhjetor të vitit 2016, ai dha dorëheqjen nga posti i tij, duke akuzuar publikisht në një konferencë Poroshenkon për përkrahjen të korrupsionit në Ukrainë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.